Shqipëria me 46 bashki! Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Shqipëria me 46 bashki! Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Bajram Begaj TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Me dekretin nr. 580, të firmosur më 31 tetor 2026, Presidenti Bajram Begaj ka shpallur ligjin për ndarjen e re territoriale të vendit, pas miratimit të tij në Kuvend më 9 tetor. Reforma Territoriale u miratua në Kuvend, në seancën maratonë të 8 tetorit që zgjati deri në orët e para të 9 tetorit me 85 vota pro dhe 34 kundër. Partia Demokratike kundërshtoi hartën e re, duke propozuar krijimin e 100 bashkive dhe 12 qarqeve, ndërsa socialistët argumentuan se reduktimi i njësive vendore do të rriste efikasitetin e administratës dhe shërbimeve. Me Reformën e re Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh...