Vrasja e Ardian Nikulajt/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën

  LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin. Ruben Saraiva dyshohet se është personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulaj. Ndërsa, mbrojtja ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar ndryshimin e tij dhe rivlerësimin e provave të administruara gjatë procesit gjyqësor. Si ndodhi vrasja? Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe...