Shqipëria i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s, bëhet vendi i 73-të nënshkrues

Shqipëria i bashkohet Marrëveshjeve Artemis të NASA-s, bëhet vendi i 73-të nënshkrues

Republika e Shqipërisë do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis gjatë një ceremonie që do të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, në selinë e NASA-s në Uashington. Me këtë nënshkrim, Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis. Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, do të presë në ceremoni, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, së bashku me zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit. Kjo ngjarje do të zhvillohet vetëm me pjesëmarrje fizike. Në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e NASA-s dhe Departamentit amerikan të Shtetit, u bashkuan me shtatë vende të tjera...