Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

Gati një e pesta e energjisë së futur në rrjetin elektrik shqiptar nuk arrin te konsumatori final, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor. Në periudhën 2023-2024, humbjet arritën në 19.4% të energjisë së injektuar në rrjet, më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 6%. Në të njëjtën kohë, kostoja e energjisë elektrike për bizneset shqiptare është afruar ndjeshëm me nivelin e BE-së, duke krijuar një kontrast mes efikasitetit të dobët të rrjetit dhe çmimeve relativisht konkurruese për konsumatorët jofamiljarë. Të dhënat janë pjesë e Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026, të OECD-së i cili analizon ndër të tjera efikasitetin e infrastrukturës energjetike dhe kostot e energjisë për bizneset. Në Ballkanin...