Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqipëria e vitit 1842..SIPAS KONTIT HUNGAREZ KARAXHAJI
Deri më tani gjeografët tanë nuk e kanë njohur një përshkrim të gjeografisë së Shqipërisë, të shoqëruar edhe me hartën përkatëse, të përgatitur prej kontit Fedor Karaxhaji dhe të botuar më 1842 në Londër nga revista shkencore e Shoqatës Gjeografike Mbretërore. Është marrë nga dorëshkrimi i tij dhe përkthyer anglisht prej T. Wittick-ut. Në Shoqatën Gjeografike ruhen dorëshkrimet e Kontit të përmbledhura si një Përkujtesë: për a) Provincën e Kotorrit; b) Malin e Zi dhe c) Shqipërinë nën Turqinë. Kush ishte Karaxhaji Fedor Karaxhaji ishte hungarez. Kishte lindur më 3 tetor 1787 dhe ishte me prejardhje nga Vali-Shaka Moldava. Fedori i ri hyri në fillim në Akademinë ushtarake të Vjenës, më 1805 kaloi si kadet i husarëve dhe më 1813 arriti gradën major i kalorësisë...