Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë dy marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik!
Dy marrëveshje të reja synojnë t’i japin një shtysë bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kinës. Ditën e djeshme në Pekin, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë nënshkroi marrëveshje me dy organizata të rëndësishme të biznesit kinez, duke hapur mundësi të reja për kompanitë e të dy vendeve. Marrëveshja e parë u nënshkrua me Dhomën Kineze të Tregtisë dhe Elektronikës, me fokus sektorin e elektronikës dhe teknologjisë. E dyta u nënshkrua me Dhomën e Përgjithshme të Tregtisë së Kinës. Ndërkohë në delegacionin shqiptar ishin mbi 30 përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve, të cilët udhëtuan drejt Kinës për të zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta dhe për të identifikuar mundësi konkrete partneriteti. Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, z.Nikolin Jaka, theksoi se prioritet është rritja...
Burimi:
javanews.al