Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, arrihet dakordësia për Kapitullin 20

Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, arrihet dakordësia për Kapitullin 20

Shqipëria ka bërë një tjetër hap përpara në procesin e integrimit europian. Në nivelin e COELA-s është arritur dakordësia për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave të anëtarësimit. Vendimi i marrë në COELA pritet të kalojë tashmë në COREPER, ku shqyrtimi dhe miratimi pritet të zhvillohet të enjten rreth mesditës. Nëse qëndrimi i përbashkët i vendeve anëtare miratohet në COREPER, procesi do të hyjë në fazën e radhës, atë të përgatitjes së Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Për momentin nuk ka ende një datë zyrtare për zhvillimin e konferencës. Në axhendën paraprake të Bashkimit Europian janë parashikuar katër konferenca ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme, me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Për Shqipërinë, data që shihet si më e mundshme është 13 tetori, pas...