
Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve
👁6555
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%. Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në...
Burimi:
zeri.ai