Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?
Tetë gra janë vrarë në Kosovë, kryesisht nga partnerë e ish-partnerë, deri më tani gjatë vitit 2026. Kjo i bie mesatarisht një grua çdo pesë javë. Vrasja e fundit, ajo e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, ka rikthyer në diskutim publik pyetjet për reagimin e institucioneve ndaj dhunës në familje dhe për efektivitetin e mekanizmave të mbrojtjes. Tri ditë para vrasjes, Zekaj ishte ankuar te kryeprokurorja e Pejës për mënyrën se si institucionet po e trajtonin rastin e saj dhe kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik. Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se, kur një grua kërkon ndihmë dhe paralajmëron se është e rrezikuar, institucionet duhet të reagojnë menjëherë dhe të ndërmarrin masa konkrete,...
Burimi:
javanews.al