Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

Pas 2 ditësh në luftë për jetën, ka ndërruar jetë edhe shqiptari i dytë i plagosur nga shpërthimi në rafinerinë e naftës “Motor Oil” në Greqi. Dorian Hysa, 50 vjeç, emri dhe foto e të cilit raportohet nga Top Channel, nuk u mbijetoi dëmtimeve të rënda në kokë. Aksidenti i 9 tetorit i kishte marrë jetën edhe kolegut të tij 43-vjeçar. Sipas mediave greke, Hysa ndërroi jetë pak para orës 13:00 të së dielës në spitalin “Thriasio” të Elefsinës, ku ndodhej i intubuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.Ndërkohë, hetimet për aksidentin janë shoqëruar me tri arrestime të tjera, duke e çuar në katër numrin e personave të arrestuar. Përveç kontraktorit 59-vjeçar të ekipit të jashtëm, në pranga kanë rënë një përgjegjës punimesh 36-vjeçar, drejtuesi 50-vjeçar...