Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, makinës së avokatit Idajet Beqiri i vendoset tritol
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, Nexhi Beqiri. Automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit . Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policise Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të...
Burimi:
gijotina.com