Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpërthim i murtajës tek delet në Shkodër, autoritetet nisin asgjësimin
Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës, duke shënuar rastin e dytë te konfirmuar në një fermë në fshatin Trush, me rreth 200 dele. Zona është vendosur në karantinë dhe nesër pritet asgjësimi i të gjithë krerëve, sipas Shërbimit Veterinar. “Ne po marrim të gjitha masat. Sipas skemës së miratuar, nëse një fermë konfirmohet pozitiv, bëhet eliminimi i të gjitha krerëve“, u shpreh Mark Preci, Përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Shkodër. Murtaja, deri më tani ka sjellë ngordhjen e 80 krerëve dele në fermën e familjes Qokthi, dhe me pas do asgjësohen edhe te...