No Image Available

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, shënjestër banesa e një 69-vjeçari: Nis hetimi

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit të një banese. Sipas informacionit paraprak të Policisë, banesa i përket shtetasit me inicialet Sh. F., 69 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe, deri në këtë fazë, nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave dhe të dhënave që mund të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar llojin e lëndës së dyshuar plasëse, mënyrën se si është vendosur dhe rrethanat që kanë çuar në shpërthim. Paralelisht, hetuesit po...