Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi! Hetime se nga e gjenin drogën (VIDEO)

Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi! Hetime se nga e gjenin drogën (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar sot (19 shtator) në Laç, pasi dyshohen se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet. Operacioni policor i koduar “Destinacioni” është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të hetimeve për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve. Në pranga kanë rënë G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Sipas Policisë, dy të rinjtë u lokalizuan dhe u ndaluan në lagjen nr. 6, në Laç. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi kokainë të ndarë në 80 doza, të dyshuara si të përgatitura për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit...