Nis “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

Nis “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

Ka startuar edicioni i 28-të i “Miss Shqipëria”, i cili po transmetohet LIVE në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. 25 finaliste do të konkurojnë për më të bukërën e Shqipërisë, në skenën e Amfiteatrit të Pogradecit. Pas javësh të tëra përgatitjesh, sfidash dhe eksperiencash të paharrueshme, sonte do të zbulohet emri i vajzës që do të mbajë kurorën e Miss Shqipëria 2026. Një mbrëmje që premton emocion, spektakël dhe shumë surpriza.