“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

Fituesja e edicionit të tretë të Ferma VIP, Moza Ahmeti, ka folur për herë të parë pas triumfit, duke ndarë emocionet dhe përjetimet e ditëve të para pas daljes nga ferma. Në Post Ferma VIP, Moza tregoi se kthimi në jetën e përditshme ka qenë i veçantë, ndërsa u surprizua nga reagimi i njerëzve në rrugë. Moza zbuloi gjithashtu bisedën e parë telefonike me një mikun e saj. Duke folur për emocionet e fitores, Moza theksoi se më shumë sesa çmimi, e ka prekur vlerësimi i publikut. “U kënaqa shumë që u ktheva më në fund në shtëpinë time, edhe pse nuk kisha internet. Dola për të bërë pagesat e faturave. Njerëzit bërtisnin ‘Moza, Moza’, më përshëndesnin. Kuptova që duhet të bëj diçka, të marr...