Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Një ish-punonjës i Kanye West ka kërkuar nga gjykata që reperi amerikan të paguajë rreth 1.2 milionë dollarë për shpenzimet ligjore, pasi fitoi një proces gjyqësor ndaj tij. Anthony Saxon Netelkos pretendon se duhet të kompensohet për kostot e avokatëve pas një beteje ligjore që zgjati gati tre vite. Në muajin mars, një juri vendosi se Kanye West kishte shkelur Kodin e Punës të Kalifornisë, duke mos siguruar mbulimin e detyrueshëm për kompensimin e punëtorëve. Si rezultat, Saxon u pagua me 140 mijë dollarë dëmshpërblim. Avokatët e ish-punonjësit argumentojnë se çështja kërkoi më shumë se 740 orë punë dhe solli shpenzime të konsiderueshme financiare, pasi procesi u zhvillua me marrëveshje suksesi. Ata kanë akuzuar gjithashtu ekipin ligjor të Kanye West për vonesa dhe taktika që...
Burimi:
gijotina.com