Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

Familja e minatorit 40-vjeçar, Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën tragjikisht në një galeri kromi në Bulqizë, ndodhet në kushte tejet të vështira ekonomike dhe bën thirrje për ndihmë. Ilir Kolaveri ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur, të cilët tashmë gjenden pa asnjë mbështetje të qëndrueshme ekonomike. Të afërmit e tij kanë ngritur alarmin, duke theksuar se kompania nuk është kujtuar më për fatin e tyre pas ngjarjes. “Iliri ishte burri i motrës sime. Jetojnë në Suç të Matit. Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur. Kanë ardhur dhe kanë paguar vetëm shpenzimet mortore, por nuk janë kujtuar më për familjen e të ndjerit. Jemi pa përkrahje. Ka tre fëmijë të mitur, i ka lënë në një situatë shumë të vështirë. Bashkëshortja është...