I grabisin çantat luksoze/ Angela Martini bie pre e grabitjes, “skifterët” i hyjnë në rezidencë
Modelja e njohur shqiptare Angela Martini, së fundmi ka rënë “pre” e një grabitjeje, e ndodhur në rezidencën ku ajo jeton së bashku me partnerin dhe djalin, në Los Angeles. Ngjarjen e ka zbuluar vetë bukuroshja shqiptare, e cila përmes disa postimeve të bëra në rrjet tregon se disa persona të maskuar janë futur në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur çantat e saj. Po ashtu, modelja ka publikuar dhe videon e momentit kur persona të maskuar “bastisin” shtëpinë e saj, përbri të cilës shkruan: Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti nuk i kushton vëmendje ngjarjeve të tilla. Më tej, modelja e njohur zbulon se kjo është vjedhja e dytë e ndodhur brenda gjashtë ditëve në këtë lagje.
Burimi:
ntv.al