Georgina dhe Cristiano drejt altarit, detaje nga dasma e shumëpritur në Portugali

Georgina dhe Cristiano drejt altarit, detaje nga dasma e shumëpritur në Portugali

Showbiz E Martë, 4 Gusht 2026 18:09 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez thuhet se janë pranë një prej momenteve më të rëndësishme të lidhjes së tyre. Pas disa vitesh së bashku, pesë fëmijëve dhe fejesës së bërë publike në vitin 2025, çifti raportohet se po përgatitet të kurorëzojë dashurinë me martesë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ceremonia pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Madeira, ishulli ku ka lindur dhe është rritur ylli portugez. Katedralja historike e Funchal-it përmendet si vendi ku mund të mbahet ceremonia fetare, ndërsa pritja luksoze raportohet se do të organizohet në hotelin prestigjioz Savoy Palace. Data 8 gusht është përmendur nga disa burime si dita e mundshme e dasmës, ndërsa zërat për një ceremoni në Sintra nuk janë konfirmuar. Ndërkohë, përgatitjet...