Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

 Situata nga zjarret në vend ka marrë përmasa alarmante, ku rasti më i rëndë raportohet në fshatin Rriban të Mallakastrës. Zjarri është fuqizuar ndjeshëm, duke përfshirë një masiv pyjor me pisha dhe duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë zonat e banuara. Për shkak të rrezikut të lartë, një familje është evakuuar urgjentisht nga banesa e tyre për arsye sigurie. Për të mbrojtur banesat nga flakët në Mallakastër, në terren janë angazhuar njësitë zjarrfikëse nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra, Albpetroli dhe Berati. Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të krijuar një kordon mbrojtës pranë zonave të banuara. Për shkak të terrenit të vështirë, operacionit i është bashkuar edhe helikopteri i Forcave të Armatosura për të ndërhyrë nga ajri. gijotina.com/