Filmi vizatimor ‘Kau dhe ujku’ do të restaurohet për brezat e rinj

Filmi vizatimor ‘Kau dhe ujku’ do të restaurohet për brezat e rinj

Filmi i animuar “Kau dhe ujku” do të restaurohet në kuadër të nismës “Adopto një film për restaurim”, të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Ky film vizatimor do të restaurohet me mbështetjen e zëvendësministres së Kulturës, Lira Pipa. AQSHF synon të rikthejë në jetë veprat më të çmuara të kinematografisë shqiptare, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë audiovizive për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. “Kau dhe ujku”, një nga filmat e animuar më të dashur për publikun dhe pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kulturore, do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit, për t’u ruajtur dhe përcjellë në cilësinë që meriton. Kreu i AQSHF, Eljan Tanini falënderoi zëvendësministren Lira Pipa, për mbështetjen e kësaj nisme dhe kontributin e saj në mbrojtjen e...