Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi/ Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi
Tensione janë shënuar jashtë parlamentit, në zonën e Pedonales. Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinat e deputetëve. Ata kanë përdorur jo vetëm me vezë, por edhe me domate. Në “lojë” është futur edhe Policia e Shtetit, që ka tentuar që të shpërndajë turmën. Ka qenë një përplasje e fortë mes protestuesve dhe efektivëve. Dy persona janë shoqëruar. Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi janë shoqëruar. Ilva Gjuzi ka qenë në atë makinë, që u ndalua nga protestueit dhe u godit me vezë.
Burimi:
gijotina.com