Shkrumbohet banesa në Lezhë, dyshohet për një shkëndijë elektrike

Shkrumbohet banesa në Lezhë, dyshohet për një shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e martës në fshatin Rrilë të Lezhës. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por ekspertët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit. Banesa një katëshe në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj, ka pësuar dëme materiale, duke djegur tërësisht orenditë dhe pajisjet e brendshme. Sipas informacioneve nga vendngjarja, fatmirësisht asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ka marrë lëndime, pasi ata kanë arritur të dalin në kohë jashtë banesës. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave...
Burimi: Gijotina.com