Shkrimtari nobelist që nuk pinte kafe, çaj apo alkool
A e dini se cili nobelist i letërsisë nuk pinte kafe? Bëhet fjalë për dramaturgun, shkrimtarin, kritikun dhe socialistin irlandez George Bernard Shaw, i cili e konsideronte ushqimin një “domosdoshmëri të bezdisshme”. Shaw kishte një mënyrë të pazakontë jetese dhe shmangte mishin, alkoolin, duhanin, çajin dhe kafenë. Megjithatë, mungesa e kafeinës nuk duket se e pengoi aspak energjinë e tij krijuese. Gjatë jetës, Shaw shkroi më shumë se 60 drama, ndër të cilat “Pygmalion”, ndërsa punoi edhe si gazetar dhe kritik. Vepra e tij u shqua për satirën, humorin dhe trajtimin e çështjeve shoqërore e politike. Në vitin 1939, Shaw fitoi edhe një çmim Oscar për kontributin në përshtatjen e “Pygmalion” për ekranin. Ai është një nga vetëm dy laureatët e Nobelit që kanë marrë...
Burimi:
kultplus.com