SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator
Situata e krijuar me pagat e magjistratëve dhe administratës gjyqësore ka vënë në lëvizje trupën gjyqësore. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve më 10 shtator, në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në qendër të mbledhjes janë dy çështje të lidhura me njëra-tjetrën: moszbatimi brenda afatit i vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve dhe bllokimi, nga strukturat shtetërore përgjegjëse për administrimin e buxhetit, i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Në njoftimin për thirrjen e mbledhjes, situata përshkruhet si veçanërisht serioze, pasi vlerësohet se pasojat e saj shkojnë përtej çështjes së pagave dhe prekin funksionimin e vetë pushtetit gjyqësor. “Duke vlerësuar se kjo situatë është veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi...
Burimi:
javanews.al