Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Spanjën lindore nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që goditën rajonin. Autoritetet u kërkuan banorëve të rajonit të Valencias të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet. Videot e postuara nga agjencia meteorologjike spanjolle (AEMET) nga rajoni i Valencias tregojnë rrugë që janë shndërruar në përrenj, duke rrëmbyer automjete në shumë zona të Valencias dhe Alicante-s. “Trafiku është i pamundur, duhet të qëndroni në shtëpi. Ka reshje të dendura dhe të vazhdueshme që po shkaktojnë përmbytje serioze”, tha Juan Carlos Valderrama, kreu i emergjencave në rajonin e Valencias. Një burrë vdiq në Sagunto të dielën në mbrëmje, ndërsa më në veri të Katalonjës, një grua u gjet e vdekur. Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur...