Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkollimi ushtarak/ Aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të hapura deri të dielën
Mund të jesh nesër një ekspert digjital, një specialist në komunikim, apo një diplomat; edhe nëse studion në Akademinë e Forcave të Armatosura. Për të gjithë maturantët me mesatare mbi 6.5, aplikimet janë të hapura deri më 3 gusht në U-Albania për 4 programe studimi: shkenca ushtarake, teknologji informacioni, marrëdhënie ndërkombëtare apo shkencat e komunikimit në fushën e mbrojtjes. “Sivjet kemi 80 kuota, nga të cilat 10 janë për Kosovën. Në krahasim me universitetet e tjera, programet e studimit shtrihen në katër vite studimi, ku përfshihen edhe formimi ushtarak edhe formimi akademik. Çdo student që përfundon Akademinë e Forcave të...