Shkolla deri në 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet: Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe
mirela kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka prezantuar sot ndryshimet për vitin 2027 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, teksa diskutohej projektbuxheti i viti të ardhshëm. Një nga risitë lidhet me zgjerimin e programit “Pas shkolle”, përmes të cilit, fëmijët do të kenë mundësi të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00. Sipas ministres, programi do të zgjerohet me nga 2 orë në ditë, ndërsa për zbatimin e tij dhe angazhimin e mësuesve janë parashikuar 500 milionë lekë. “Programi ‘Pas shkolle’ do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja”, tha Kumbaro. Një tjetër ndryshim i prezantuar...
Burimi:
zeri.ai