No Image Available

“Shqipëria drejt Europës me amanetin e brezave”/ Koçiu uron 28 nëntorin me videon me inteligjencë artificiale

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka përcjellë urimin e saj për 28 Nëntorin përmes një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale. Në mesazhin e publikuar, ajo e lidh simbolikën e flamurit kuqezi dhe sakrificën e brezave për pavarësinë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Koçiu thekson se integrimi europian është një vazhdimësi e amanetit të lënë nga brezat e kaluar, por edhe një përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm. “ Nga një copëz pëlhure e kuqe, mbi të cilën u qëndis ëndrra e një kombi, te një Shqipëri që sot shkruan kapitujt e rinj të historisë së saj. Me amanetin e brezave që na paraprinë dhe përgjegjësinë për brezat që do të vijnë, drejt Europës që kemi zgjedhur si shtëpinë tonë të përbashkët”, shkruan Koçiu. Në fund...