Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkodra vibron me tingujt e Orkestrës Simfonike, Kryebashkiaku Beci: Një institucion që i rikthen qytetit identitetin kulturor
👁7959
Nga Albert Vataj Shkodra, qyteti me traditë të pasur muzikore dhe kulturë të rrënjosur thellë në ADN-në kombëtare, përjetoi një tjetër mbrëmje të paharrueshme artistike. Kryebashkiaku Benet Beci, përmes një publikimi të bërë në rrjetet sociale, ndau emocionet dhe krenarinë për koncertin e fundit të Orkestrës Simfonike të Shkodrës, duke e vlerësuar këtë ngjarje si një dëshmi e kthimit të identitetit artistik të qytetit në podiumin që i takon. “Momente nga koncerti i Orkestrës Simfonike të Shkodrës,” – shkruan Beci, duke theksuar se “pas riformatimit të kësaj orkestre si një institucion i rëndësishëm për qytetin, publiku duartrokiti jo vetëm performancën...