Shkodra niset drejt Tiranës për protestën Kombëtare, Kliti Hoti: Do mbështesim studentët
Qytetarë nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës dhe për të mbështetur studentët që prej ditësh vijojnë revoltën e tyre. Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, tha se nga Shkodra pritet një pjesëmarrje e madhe, në mbështetje të studentëve dhe protestuesve. Hoti u shpreh se kjo është një protestë mbarëkombëtare, pasi kërkesat e studentëve lidhen me të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ai deklaroi se qëllimi i protestës është rrëzimi i qeverisë, të cilën e akuzoi se nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve. “Duhet t’i mbështesim këta studentë, sepse janë fëmijët tanë, të cilët po kërkojnë një jetë më të mirë”, u shpreh deputeti demokrat, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e Tiranës: “Të gjithë në Tiranë!”. Gjithashtu, thirrjes...
Burimi:
gijotina.com