Shkëlqeu ndaj Interit, Real Madrid gati të rinovojë kontratën me yllin e skuadrës

Shkëlqeu ndaj Interit, Real Madrid gati të rinovojë kontratën me yllin e skuadrës

10 Shtator 2026 16:49 Telesport Real Madrid thuhet se është gati t’i ofrojë Thibaut Courtois një zgjatje të re të kontratës, pas performancës së tij të jashtëzakonshme kundër Interit. Sipas Cope, qëllimi kryesor i klubit madrilen është të zgjasë marrëveshjen aktuale me portierin belg, e cila skadon në fund të qershorit. Plani aktual i Real Madridit sipas raportimit në fjalë është të rinovojë me belgun të paktën deri në qershor të vitit 2028, por nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni për një rinovim tjetër shtesë. Courtois së fundmi ka vendosur të pezullojë përkohësisht karrierën e tij me kombëtaren belge, kështu që do të jetë tërësisht i përqëndruar te Real Madrid. Bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratës, pritet të nisin shumë...