Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e ‘Polyeco Albania’ Sh.p.k

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e ‘Polyeco Albania’ Sh.p.k

imt-pamje (subjekti) TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë masa administrative ndaj një subjekti, tw cili i ka pezulluar edhe aktivitetin. Bëhet fjalë "Polyeco Albania", një kompani që operon në fushën e menaxhimit të mbetjeve industriale të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. IMT bën me dije se masa administrative ndaj subjektit është marrë pas konstatimit të shkeljeve në menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve. Gjithashtu, subjekti ka pranuar dhe administruar mbetje të cilat nuk përfshihen në lejen/autorizimin e tij të veprimtarisë. Njoftimi i plotë i IMT: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mori masën administrative me gjobë dhe pezullim të aktivitetit për subjektin “Polyeco Albania” Sh.p.k pasi u konstatuan probleme në procesin e administrimit, klasifikimit dhe transferimit të mbetjeve. Subjekti ishte paralajmëruar njëherë sipas ligjit të...