“Shkelje disiplinore”, ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren e Tiranës

“Shkelje disiplinore”, ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren e Tiranës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares Antonela Prendi, e cila ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës. Hetimi ka nisur pas raportit të inspektimit të ILD-së, i cili analizoi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në këtë gjykatë për periudhën 1 shtator 2022 – 30 dhjetor 2022. Gjatë inspektimit, është vënë re se një numër vendimesh janë dorëzuar pas afatit 120-ditor të parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile, i cili është konsideruar si koha e arsyeshme për dorëzimin e vendimeve të arsyetuara. Pas shqyrtimit të 21 vendimeve të dorëzuara me vonesë nga...
Burimi: Gijotina.com