Shkatërrohet rrjeti i ‘profesionistëve’ shqiptarë të drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike

Shkatërrohet rrjeti i ‘profesionistëve’ shqiptarë të drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike

Një goditje e fortë i është dhënë një organizate kriminale e specializuar në prodhimin në shkallë të gjerë të lëndëve narkotike në rajonin e Piemontes në Itali. Operacioni i koduar "Oro Verde" (Ari i blertë), i zhvilluar nga Karabinierët e Repartit Operativ të Komandës Provinciale të Kuneos (Cuneo) dhe të Kompanisë Lokale të Bra-s, nën koordinimin e Prokurorisë së Republikës së Asti-t, u përmbyll me arrestimin e 8 personave (të gjithë shtetas shqiptarë), denoncimin e 5 të tjerëve në gjendje të lirë dhe sekuestrimin e një sasie droge që kap vlerën e rreth 500,000.00 eurove në tregun e pakicës. Hetimet e nisura që prej janarit të vitit 2026 përmes një monitorimi të rreptë të territorit të Bra-s, mundësuan zbulimin e një rrjeti të shtrirë serash...