Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH
Një ditë pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra e kreut të SHISH, Kryeministri Edi Rama ka komanduar përkohësisht në këtë institucion Elvis Lilën, aktualisht drejtor i Departamentit Operativ. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. “URDHËROJ: Z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në vendim. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, u vetëdorëzua një ditë më pare (22 shtator) pranë Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës. Ndaj saj rëndonte masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e cila nuk ishte ekzekutuar më parë për shkak se zyrtarja ndodhej jashtë Shqipërisë. Kthimi i saj dhe dorëzimi te autoritetet e pikës kufitare vjen pas vendimit nr. 67, datë 21.09.2026, të Gjykatës së Posaçme...
Burimi:
javanews.al