Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shiste heroinë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari në Fier, policia jep detaje
👁2475
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Fier, pas një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 53-vjeçari u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të ndarë në doza. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza Heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete, që i posedonte 53-vjeçari, si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime...