Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shiste doza kokaine në qytetin e Vlorës, arrestohet 17-vjeçari
Një 17-vjeçar është vënë në pranga pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabis në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 57 doza droge në total, më konkretisht 39 doza me kanabis dhe 18 me kokainë. “Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 57 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara gati për shitje. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për...