Shishe uji e vezë drejt Ramës, Gjykata rrëzon përjashtimet e Bardhit e Balliut nga Kuvendi
Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për përjashtimin e dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu me nga 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Balliu dhe Bardhi u përjashtuan pas kaosit në seancën plenare të 8 tetorit ku mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj reformën territoriale. Deputetët hodhën vezë dhe ujë në drejtim të kryeministrit Rama gjatë votimit. Vendimi: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë VENDOSI: 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.2. Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.
Burimi:
javanews.al