Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar përkushtimin e institucionit për garantimin e barazisë përpara ligjit, duke nënvizuar se barazia ekonomike nuk duhet të përbëjë pengesë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Në mesazhin e tij publik, Gogu vuri në dukje rëndësinë e shërbimeve ligjore pa pagesë për kategoritë në nevojë. “Përmes këshillimit ligjor falas, informimit dhe përfaqësimit në gjykatë, vijojmë të mbështesim qytetarët në njohjen, ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Aksesi në drejtësi nuk është privilegj, por një e drejtë që duhet të garantohet në praktikë”, shkruan Gogu. Bilanci javor i shërbimeve dhe financimit Krahas deklaratës, Ministria e Drejtësisë ka publikuar tabelën me të dhënat javore të punës së Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas,...