Shfaqja “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” rikthehet në Teatrin Kombëtar
24 November, 2026 - 14:30 Shfaqja “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” do të rikthehet para publikut të Prishtinës më 8 dhjetor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. E nisur nga historia e Rexhep Lucit, arkitektit dhe planifikuesit hapësinor të Prishtinës, shfaqja trajton transformimin e qytetit pas luftës, ndërtimet pa leje dhe uzurpimin e hapësirave publike, duke vënë në pah pasojat e mungesës së planifikimit urban. Përmes kësaj historie, vepra sjell një reflektim mbi qytetin, kujtesën dhe përgjegjësinë ndaj hapësirës publike, duke rikthyer në vëmendje çështje që vazhdojnë të prekin zhvillimin urban të Prishtinës. Shfaqja nis në orën 20:00, ndërsa në kastën e aktorëve janë Adrian Morina, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj./KultPlus.com Screenshot
Burimi:
kultplus.com