Shfaqja “HOPE” sjell në skenë mesazhin e solidaritetit për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “HOPE”, një krijim artistik kushtuar grave që përballen me kancerin e gjirit, me synim ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje dhe rëndësinë e përkrahjes e solidaritetit ndaj tyre. Përmes koreografisë së Sead Vuniqit dhe interpretimit të artistëve, shfaqja përcolli një mesazh të fuqishëm shoqëror, duke trajtuar një temë të ndjeshme përmes gjuhës së artit dhe vallëzimit. Në mesin e të pranishmëve në këtë ngjarje ishin kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković. Me këtë shfaqje, Baleti Kombëtar i Kosovës dëshmoi edhe një herë rolin e artit në trajtimin e temave me rëndësi shoqërore dhe në përcjelljen e mesazheve të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com