Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherri me thika terrorizon qytetin, përgjaket rruga kryesore e Vlorës (Detaje)
Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Pavarësia, në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë. I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në trup nga goditjet me thikë, por ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në konflikt