Sherr për parkimin në Ksamil, turistët turq dhunojnë banorin e zonës

Sherr për parkimin në Ksamil, turistët turq dhunojnë banorin e zonës

FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e 6 qershorit në Ksamil. Raportohet se në konflikt janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i Ksamilit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një vend parkimi. Dy turqit kanë rrahur me grushta banorin, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimin dhe ka shoqëruar disa persona drejt Komisariatit të Sarandës./ZËRI
Burimi: Zeri.ai