Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sherr për një borxh, 30-vjeçari në Tiranë godet me thikë dy vëllezërit e tij dhe arratiset
Tiranë– Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj. I kërkuari, Ervin Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë mga autori. Sipas burimeve, mësohet se edhe vetë 30-vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata në duar dhe pjesë të ndryshme të trupit./vizionplus.tv