Sherr për kullotat në Memaliaj, ndërhyn policia

Sherr për kullotat në Memaliaj, ndërhyn policia

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme shtetasi M.M., 51 vjeç, banues në Krahës, ka debatuar me shtetasin H. A., 66 vjeç, banues në Krahës, për një konflikt kullotash mes tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net