Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sherr në Vlorë, dy të plagosur me thikë përfundojnë në spital
Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj te Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur dhe thika, po ashtu dy persona te dyshuar për ngjarjen...