Sherr në Lungomare, plagoset me thikë në kraharor një person

Sherr në Lungomare, plagoset me thikë në kraharor një person

Një 57-vjeçar është dërguar i plagosur me thikë në spitalin rajonal të Vlorës. I dëmtuari ndodhet në gjendje stabël, koshient, ndërsa po merr ndihmën e parë mjekësore. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. I plagosuri i identifikuar si G. Vreshtazi ka marrë plagë në kraharor, teksa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Lungomares, pas një konflikti. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv