Sherr mes fqinjëve që në mëngjes, plagosje me armë në Tiranë

Sherr mes fqinjëve që në mëngjes, plagosje me armë në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Alliasit në Tiranë, është shënuar një ngjarje e rëndë me armë zjarri. Rreth orës 07:50, një konflikt mes dy komshinjve ka përfunduar me plagosjen e një personi. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., 31 vjeç. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është në kërkim të autorit. Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive...
Burimi: Syri.net